Luis Miguel Varela Mendes, shtetas portugez, u vra me thikë një ditë më parë në afërsi të një lokali në Ksamil. Turisti 20-vjeçar, i cili kishte ardhur në Shqipëri me pushime, u gjet i pajetë në shezlonget e plazhit. Autori i dyshuar i ngjarjes, Sokrat Vata 29 vjeç, dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë të riun, pas një konflikti që mendohet se ka ndodhur për një vajzë.
Mediat portugeze i kanë bërë jehonë ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, në një kohë kur qeveria bën propagandë me shifra turistësh. Siç shkruan një prej tyre, referuar raportimeve nga mediat shqiptare, Sokrat Vata u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u gjet më vonë i fshehur në bagazhin e makinës së dy shtetasve turq.
Pronari i lokalit “Principote” në Ksamil, Bekim Buliaca, ku ndodhi ngjarja, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka fshehur krimin, shkruan media portugeze.
Mes personave të arrestuar janë edhe një punonjës policie dhe një agjent i policisë bashkiake të Gjirokastrës, të cilët ishin duke kryer shërbimin e sigurisë në lokalin “Principote” dhe nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

