Lajme Zone
Vrasja e portugezit në Ksamil, Sokrat Vata hesht para hetuesve: Dëshmitë zbardhin si nisi sherri
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e portugezit në Ksamil, Sokrat Vata hesht para hetuesve: Dëshmitë zbardhin si nisi sherri

Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetas turq, të cilët u gjetën bashkë me Vatën gjatë tentativës për t’u larguar. Në prani të përkthyesve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principote” dhe se 29-vjeçarin e paguanin për shërbime sigurie dhe shoqërimi personal. Sipas dëshmisë së tyre, e kishin marrë në automjet për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë dëshmi edhe nga miqtë e viktimës, të cilët kanë treguar versionin e tyre për mënyrën se si nisi konflikti. Sipas tyre, përplasja dyshohet të ketë nisur pas ngacmimit të një vajze brenda lokalit. Situata më pas ka agravuar, duke përfshirë disa persona në një përleshje, ku ndërhynë edhe punonjësit e sigurisë.

Turisti 20-vjeçar nga Portugalia dyshohet se nuk ishte pjesë e konfliktit, por ndërhyri për të ndarë personat që po përlesheshin. Pikërisht në këtë moment ai u godit, duke pësuar plagët që i shkaktuan vdekjen.

Sokrat Vata, i cili punonte si roje plazhi dhe pjesë e stafit të sigurisë pranë kompleksit “Principote”, u arrestua disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier. Policia e gjeti të fshehur në bagazhin e një automjeti, ndërsa dyshohet se po përpiqej të largohej nga zona me ndihmën e shtetasve të huaj.

Pavarësisht marrjes në pyetje, Vata nuk ka dhënë asnjë dëshmi përpara hetuesve. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave dhe dëshmive për të hedhur dritë mbi të gjithë dinamikën e përplasjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.