Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.
Prokuroria ka dërguar në gjyq për tre vepra penale shtetasit Elvis Shkambin dhe Gjon Shkambin.
Elvis Shkambi, i akuzuar se qëlloi për vdekje gjyqtarin, është marrë i pandehur për “Vrasje të funksionarëve publikë”, tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Gjon Shkambin, Prokuroria e akuzon për vrasje në rrethana cilësuese. Në gjyq është edhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj për “Shpërdorim detyre”.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në 6 tetor të vitit 2025, menjëherë pasi shpalli një vendim për ccështje pronësie mes dy palëve në proces.
Ai humbi jetën gjatë transportimit në spitalin Universitar të Traumës, ndërsa ngjarje është konsideruar si një nga më të rëndat, të ndodhura të paktën dy dekadat e fundit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Astrit Kalaja

