Lajme Zone
Nderohet Baba Reshat Bardhi/ Spitali Kontinental merr emrin e ish-kreut të bektashinjve
Të tjeraABC News Albania

Nderohet Baba Reshat Bardhi/ Spitali Kontinental merr emrin e ish-kreut të bektashinjve

Spitali Kontinental në Tiranë  merr emrin e një prej figurave  që pati rol të rëndësishëm në ringjalljen dhe forcimin e bektashizmit në Shqipëri pas rënies së komunizmit,  Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Spitali Kontinental në Tiranë merr emrin e një prej figurave që pati rol të rëndësishëm në ringjalljen dhe forcimin e bektashizmit në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Me këtë rast u organizua një ceremoni e posaçme ku Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha se kështu vlerësohet një prej figurave kryesore të bektashizmit, i cili në themel të vlerave të tij pati përkushtimin ndaj njerëzve.

Duke folur për vlerat e Haxhi Dede Reshat Bardhit përpara mjekëve e infermierëve të këtij spitali, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj apeloi për më tepër përgjegjësi njerëzore dhe që shkenca të ecë krah për krah me humanizmin. Emri i Haxhi Dede Reshat Bardhi në këtë institucioni me vlerë për jetën dhe shëndetin sipas kryegjyshit botërorë të bektashinjve kthehet në simbol të kujdesit dhe shpresës ndaj njerëzve në nevojë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Spitali Kontinental në Tiranë