Pesë persona kanë humbur jetën në rrugët e Qarkut të Elbasanit vetëm gjatë pesë javëve të fundit, duke e çuar në 14 numrin e viktimave nga aksidentet rrugore që prej fillimit të vitit.
Të dhënat zyrtare, deri më 6 tetor 2026, flasin për 13 aksidente rrugore me pasojë vdekjen në territorin e Qarkut të Elbasanit. Në një pjesë të rasteve, aksidentet lidhen me kalime të pakujdesshme të këmbësorëve dhe drejtuesve të biçikletave, por edhe me shkelje të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.
Pavarësisht sinjalistikës dhe masave të parashikuara nga Kodi Rrugor, respektimi i rregullave vijon të mbetet një problem në akset e qarkut. Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet ndaj shkelësve, por siguria në rrugë kërkon kujdes dhe respektim të rregullave nga të gjithë: si drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe këmbësorët e çiklistët. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet pese persona

