Ka nisur në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2025, në ambientet e gjykatës së apelit. Në seancën e parë ishin të pranishëm edhe familjarët e gjyqtarit të ndjerë, bashkëshortja dhe fëmijët e tij që kërkuan të jepet drejtësi dhe të zbatohet ligji, teksa u përballën për herë të parë në gjyq me autorët e dyshuar të ngjarjes. LEXO edhe...Protesta, një grusht protestuesish para Kryeministrisë! Pamjet me dron ora 13:00 Prokurori lexoi kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, ndërsa avokati mbrojtës i të pandehurve kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe vënien në dispozicion të audios së datës 6 tetor kur ndodhi ngjarja. Seanca u shty për në datën 16 dhjetor. Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ndodhi pas një procesi gjyqësor për një konflikt pronësie mes familjeve Shkambi dhe Kurtaj. Prokuroria dyshon se Elvis Shkambi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën, si dhe ndaj dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët mbetën të plagosur. Elvis Shkambi përballet me akuza për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave dhe armëmbajtjen pa leje. Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për rolin e dyshuar që mund të ketë pasur në nxitjen e Elvisit, në konfliktin që çoi në tentativën e vrasjes së dy pjesëtarëve të familjes Kurtaj. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al Tirane gjon shkambi Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja Astrit Kalaja Elvis Shkambi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12267 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

