Një sherr mes shokëve të klasës në Krumë të Hasit ka përfunduar me plagosjen e tre gjimnazistëve 16-vjeçarë. Një bashkëmoshatar i tyre dyshohet se i ka goditur me bixhak gjatë konfliktit, ndërsa dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Prizrenit për mjekim më të specializuar. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 13:35, pas përfundimit të mësimit, jashtë një bilardoje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, pak metra larg Komisariatit të Policisë Has. LEXO edhe...Zjarri përfshin masivin pyjor të Surroit në Kukës, djeg sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe ah! Vihet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse (VIDEO) Të përfshirët në konflikt janë nxënës të së njëjtës klasë në gjimnazin e Krumës. Sipas policisë, sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, ndërsa 16-vjeçari me inicialet A. G. dyshohet se ka goditur me bixhak tre shokët e tij. Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërsa dy prej tyre janë transportuar më pas në Prizren. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe një tjetër 16-vjeçar, i cili dyshohet se e ka përkrahur gjatë konfliktit. Biçaku është sekuestruar, ndërsa po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i Policisë "Më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (bixhak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale. Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (bixhak). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit." U.D/ReportTv.al krume Has Kukes gjimnaziste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12361 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
