Lajme Zone
Vrasja e 20-vjeçarit portugez te "Principotes" në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te "Principotes" në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

Gjetja dhe sekuestrimi i thikës së përdorur për krimin përbën një tjetër provë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes, ndërsa pritet që thika t'u nënshtrohet ekspertimeve përkatëse.

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil Gjetja dhe sekuestrimi i thikës së përdorur për krimin përbën një tjetër provë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes, ndërsa pritet që thika t'u nënshtrohet ekspertimeve përkatëse. Është gjetur thika e cila dyshohet se u përdor nga Sokrat Vata për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, në lokalin “Principote” në Ksamil. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit.

Gjetja dhe sekuestrimi i thikës së përdorur për krimin përbën një tjetër provë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes, ndërsa pritet që thika t'u nënshtrohet ekspertimeve përkatëse.

Viktima, Luis Miguel Varela Mendes, ishte 20 vjeç, me shtetësi portugeze dhe banim në Francë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri më 16 gusht, vetëm dy ditë përpara vrasjes, së bashku me tetë miq nga Franca për të kaluar pushimet në jug të vendit. Grupi kishte planifikuar që më 26 gusht të largohej drejt Spanjës për të vijuar pushimet.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 17 gushtit, 20-vjeçari dhe miqtë e tij kishin marrë pjesë në një festë me DJ francezë në klubin e kompleksit “Principote”. Pas përfundimit të festës, jashtë ambienteve të lokalit nisi një debat mes disa turistëve.

Në konflikt ndërhynë edhe dy punonjës të kompleksit, Davidi Heurtevent, shqiptar me nënshtetësi britanike, dhe Sokrat Vata, të dy 29 vjeç. Sipas të dhënave të hetimit, Heurtevent dyshohet se e goditi fillimisht 20-vjeçarin në kokë, ndërsa më pas Vata e goditi me thikë.

I riu portugez humbi jetën në vend, në një shezlong në plazhin pranë klubit.

Pas krimit, Sokrat Vata u largua nga Ksamili, por u arrestua më vonë në Levan, teksa ishte fshehur në bagazhin e automjetit të një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak. Dyshohet se ai po përpiqej të udhëtonte drejt Tiranës.

Gjatë marrjes në pyetje, Vata ka pranuar se konflikti kishte nisur për shkak të zhurmës, por ka pretenduar se thika i përkiste 20-vjeçarit portugez dhe se ai ia kishte marrë nga dora përpara se ta godiste. Gjetja e thikës pritet të ndihmojë hetuesit edhe në verifikimin e këtij versioni.

Në lidhje me ngjarjen u arrestuan edhe disa punonjës të kompleksit. Katër kamerierë dyshohet se kishin ndërhyrë në fazën e parë të konfliktit, por ishin larguar përpara goditjes fatale.

Në pranga përfunduan gjithashtu katër personat që kryenin detyrën e truprojave në kompleks: Miosid Matushaj, oficer policie në Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i Burgut të Fierit, Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër, dhe Kristi Koshi. Ata u proceduan pasi dyshohet se nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk njoftuan policinë.

Në ambientet e lokalit në momentin e krimit ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili sipas hetimeve u largua pa e kallëzuar ngjarjen në polici.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes dhe përgjegjësisë së personave të përfshirë.vrasja e portugezit ne ksamil Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Me pistoletë dhe mbi 15 mijë euro në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë 23 Gusht 2026, 12:1012:10Kronike Zbardhen 6 raste të vjedhjeve në Tiranë, arrestohen 2 autorët 23 Gusht 2026, 11:4611:46Kronike Krimi i rëndë në Greqi/ Publikohet fotoja e autorit shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten 23 Gusht 2026, 11:2011:20Kronike Vidhte para dhe biçikleta, kapet 56-vjeçari nga Durrësi 23 Gusht 2026, 11:0111:01Kronike Thellohet tragjedia në Manëz/ Ndërron jetë Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave 23 Gusht 2026, 10:2110:21Kronike Dhuna ndaj gazetarit Elton Qyno, Gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas 23 Gusht 2026, 10:1010:10Kronike