Lajme Zone
Thellohet tragjedia në Manëz/ Ndërron jetë Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Thellohet tragjedia në Manëz/ Ndërron jetë Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik.

Çifti që humbi jetën në aksident Bilanc tragjik nga aksidenti në Manëz/ Shkon në 4 numri i viktimave, ndërron jetë edhe Klevis Dervishi Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Manëz të Durrësit. Klevis Dervishi, një prej personave që kishte mbetur i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave. 16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik.

Në aksident humbën jetën edhe Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Ndërkohë, i plagosur është edhe Rejsi Vrioni, 25 vjeç. 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, teksa pesë të rinjtë po ktheheshin nga një klub nate në Maminas dhe po udhëtonin në drejtim të Katundit të Ri.

Automjeti humbi kontrollin në një kthesë, u përplas me një bordurë betoni dhe më pas u përmbys. Përplasja ishte e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin thuajse të plotë të makinës dhe shpërndarjen e pjesëve të saj në vendngjarje.

Pamjet e regjistruara në momentet para aksidentit tregojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë. Sipas të dhënave të ekspertizës të referuara më pas, shpejtësia e mjetit ishte rreth 114 km/orë.

Sipas të njëjtave të dhëna, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur. Në raportimet e para pas aksidentit kishte vetëm dyshime për konsumimin e alkoolit, ndërsa pritej përfundimi i ekspertizës për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Video/ Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur makina del nga rruga

19 Gusht, 19:47 Në automjet udhëtonin pesë persona. Fillimisht aksidenti shkaktoi tre viktima dhe dy të plagosur, të cilët u transportuan drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Njëri prej tyre, Klevjs Dervishi, ndodhej në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk mundi të mbijetonte.

Personi tjetër që mbijetoi u raportua në gjendje të stabilizuar dhe nën monitorimin e mjekëve.

Tragjedia mori përmasa edhe më të dhimbshme pasi Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli kishin kurorëzuar martesën vetëm tri ditë përpara aksidentit. Çifti kishte dalë për të festuar së bashku me të tjerët, por kthimi nga lokali i natës përfi tragjikisht.

Me vdekjen e Klevjs Dervishit, aksidenti i Manzës regjistron tashmë katër viktima nga pesë personat që udhëtonin në automjet.tragjedi manze aksident 4 viktima 1787126142 ciftidyssh alvi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dhuna ndaj gazetarit Elton Qyno, Gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas 23 Gusht 2026, 10:1010:10Kronike Detaje të reja nga krimi në Greqi/ Shqiptari i zuri pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi, kamerat filmuan ngjarjen 23 Gusht 2026, 09:1609:16Kronike E rëndë në Athinë/ Burri vret 45-vjeçaren shqiptare pranë shtëpisë së vajzës së saj, më pas vetëvritet 23 Gusht 2026, 08:1208:12Kronike Policia sqaron të shtënat në Pukë: Efektivi qëlloi në ajër, personi i armatosur u arratis 22 Gusht 2026, 22:3922:39Kronike Policia aksion antidrogë në Pukë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri; FNSH niset drejt zonës 22 Gusht 2026, 22:0422:04Kronike “Le Parisien” jehonë vrasjes në Ksamil: Policia në kërkim të Bekim Bulicës, pronari i "Principotes" fshehu krimin 22 Gusht 2026, 19:1119:11Kronike