Lajme Zone
Bes-forti i Edit Ramës i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet, për makinat e IKMT-së
PolitikëPamfleti

Bes-forti i Edit Ramës i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet, për makinat e IKMT-së

Por faktikisht, janë marka "Toyota", "Land Cruiser" e "MAN", të montuara në Shqipëri nga kompania shqiptare "Timak Defence", ku 80% pronësi e kanë izraeliti Ron Yeffet e Arjeta Puca, ndërsa 20% pronësi e ka shoqëria "Kayo" e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Bes-forti dhe Edi Rama / Faturat u lëshuan më 8 korrik, urdhri i ministrit më 22 korrik, kontrata më 6 gusht, dhe 2 javë më vonë, Thesari i Shtetit pagoi 9.6 milionë euro paradhënie të plotë për 'Timak Defence' të izraelitit Ron Yeffet, pa marrë asnjë makinë. Rama i prezantoi makinat si 'Made in Albania', por ato janë Toyota e MAN të montuara nga kompania ku Yeffet ka 80%... Më 31 korrik 2026, kryeministri Edi Rama drejtoi dhe promovoi ceremoninë e dorëzimit të 40 makinave ushtarake, duke i prezantuar si prodhim "Made in Albania".

Por faktikisht, janë marka "Toyota", "Land Cruiser" e "MAN", të montuara në Shqipëri nga kompania shqiptare "Timak Defence", ku 80% pronësi e kanë izraeliti Ron Yeffet e Arjeta Puca, ndërsa 20% pronësi e ka shoqëria "Kayo" e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

U tha se këto makina janë në proces testimi 3-mujor dhe janë prodhuar për Ushtrinë Shqiptare; prodhim për të cilat, sipas mashtrimit të kryeministrit Edi Rama, kanë bërë porosi Ushtria Amerikane dhe 30 shtete anëtare të NATO-s e shtete të tjera.

Më datë 6 gusht 2026, vetëm 1 javë pas promovimit që bëri kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka lidhur një kontratë-porosi sekrete me kompaninë "Timak Defence" të izraelitit Ron Yeffet, me objekt: "Blerje makina për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit". Skandal është fakti se Kontrata Nr. 3419/8 me vlerë 9.6 milionë euro është firmosur më datë 6 gusht 2026 nga ministri Besfort Lamallari.

Ndërsa Urdhrin Nr. 3419/6 për porositjen e blerjes së makinave nga izraeliti Ron Yeffet, Lamallari e ka firmosur qysh më datë 22 korrik 2026, ose 10 ditë para prezantimit të makinave dhe 2 javë para nënshkrimit të kontratës.

Në zbatim të urdhrit të ministrit, Drejtoria Financiare e Ministrisë së Brendshme ka firmosur Faturën nr. 83/2026 qysh më datë 8 korrik 2026; pra, 2 javë para se ministri Lamallari të firmoste urdhrin e blerjes së makinave.

Urdhër-Pagesa është dërguar në Thesarin e Shtetit më 17 gusht 2026, ndërsa Thesari e ka bërë pagesën 9.6 milionë euro për kompaninë "Timak Defence" më datë 18 gusht 2026, me përshkrimin: "Parapagim i plotë i vlerës sipas Kontratës Nr. 3419/8, me objekt blerje makinash për IKMT".

Pra, ministri Besfort Lamallari, përveçse ka bërë dhe ka lejuar shkelje të rënda financiare me procedurat kohore të kontratës, urdhrit për miratimin e blerjes dhe urdhër-pagesës, ka thelluar skandalin duke i bërë kompanisë "Timak Defence" të izraelitit Ron Yeffet pagesën e plotë paradhënie të vlerës së makinave, pa marrë makinat.

Kështu po veprohet nga ministrat me buxhetin e shtetit për të zbatuar pazaret e Edi Ramës në favor të mikut të tij izraelit Ron Yeffet, me disa dosje penale për mashtrime financiare e kontrabandë armësh në SHBA dhe shtete të tjera./Pamfletibesforti i edi ramës ron yeffet paradhënie 9.6 milionë euro makinat e ikmt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokumenti/ Udhëzimi i Blendi Gonxhes, skema e re e Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike 22 Gusht 2026, 14:1314:13Anti-Mafia Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza 22 Gusht 2026, 13:0513:05Anti-Mafia Blendi Gonxhe legalizon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit: resorti i Dajlan Avdiajt me leje arkeologjike false 21 Gusht 2026, 14:1414:14Anti-Mafia A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës? 20 Gusht 2026, 16:4016:40Anti-Mafia Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez 19 Gusht 2026, 11:4611:46Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia