Lajme Zone
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin, nuk kemi ende njoftim zyrtar
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Qeveria portugeze ka reaguar zyrtarisht këtë të mërkurë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist rreth 20-vjeç, Luis Miguel Varela Mendes nga Portugalia, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës nga një 29-vjeçar, Sokrat Vata.

Qeveria portugeze ka reaguar zyrtarisht këtë të mërkurë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist rreth 20-vjeç, Luis Miguel Varela Mendes nga Portugalia, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës nga një 29-vjeçar, Sokrat Vata. Përmes një deklarate për stacionin radiofonik portugez Renascença, Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, konfirmoi se qeveria portugeze po monitoron rastin e vrasjes, teksa theksoi se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as ndonjë hetim të mundshëm të kryer nga autoritetet në Tiranë. “Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi ajo, e cila konfirmoi se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur. “Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shtoi Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”.