Lajme Zone
Vrasja e 20-vjeçarit, Kristjan Sterjo në seancë: Kemi pasur konflikte, por nuk kisha qëllim ta vrisja
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 20-vjeçarit, Kristjan Sterjo në seancë: Kemi pasur konflikte, por nuk kisha qëllim ta vrisja

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e ndodhur më 8 gusht në qytetin e Korçës.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e ndodhur më 8 gusht në qytetin e Korçës. Gjatë seancës gjyqësore, mësohet se Sterjo ka dhënë të njëjtën dëshmi për ngjarjen që kishte deklaruar më herët para grupit hetimor. Sipas burimeve nga gjykata, ai ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës. Në përfundim të deklarimeve të tij, Sterjo është shprehur i penduar për atë që ka bërë. Ai ka treguar se mes tij dhe viktimës kishte pasur konflikte edhe më herët, por ka deklaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste 20-vjeçarin.