Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Kristjan Sterjon! Autori shpreh pendesë: S'doja ta vrisja (VIDEO)


Sipas informacioneve, mësohet se Kristjan Sterjo ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës ndërsa në përfundim të fjalës së tij, ai ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Kristjan Sterjo ka treguar se ata janë konfliktuar më herët, por nuk ka pasur qëllim vrasjen e Joan Zukos.

Kristjan Sterjo, 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Joan Zukos, është lënë në arrest me burg, sipas masës së sigurisë të njoftuar sot nga Gjykata e Korçës. Mbi autorin, i cili në gjykatë u shoqërua nga masa të shtuara sigurie dhe asnjë familjar, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve, mësohet se Kristjan Sterjo ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës ndërsa në përfundim të fjalës së tij, ai ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Kristjan Sterjo ka treguar se ata janë konfliktuar më herët, por nuk ka pasur qëllim vrasjen e Joan Zukos. I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre se kush ishte ‘më i forti’ dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. LEXO EDHE:Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO) Sipas dëshmisë së tij, ditën e ngjarjes e ka parë Zukon në një ‘Benz’, i shoqëruar nga dikush tjetër dhe i ka kërkuar të ndalonte. Kur i është afruar për t’u sqaruar, 20-vjeçari nxori një thikë dhe qëlloi drejt tij, më pas e shau. Ai tregoi se në gjaknxehtësi e sipër kishte shkuar në shtëpi, ku mbante të fshehur një armë zjarri të tipit pushkë (megjithëse pa tytë), e kishte vendosur në një thes të bardhë dhe ishte nisur drejt lagjes së viktimës, të cilin e ndoqi nëpër rrugica. Sterio ka treguar se para se ta qëllonte, kur ishte në lagjen e tij, Joani e kishte sharë sërish. Autori i krimit ka dëshmuar se ka pasur si qëllim që ta qëllonte nga këmbët viktimën, pa e ditur se do e linte të vdekur dhe as nuk e ktheu më kokën pas. Ai e vrau në katin e tretë të një pallati, duke e qëlluar me një plumb të vetëm. Ishin banorët e pallatit ata që të habitur nga krisma, dolën dhe gjetën Zukon të shtrirë në derën e një apartamenti. Për gjashtë orë, policia dhe forcat RENEA u vunë në ndjekje të autorit që më pas u arrestua. Sterjo e kishte fshehur armën në një shkurre te Fusha e Druve, u kthye në shtëpi, vendosi rrobat në lavatriçe dhe u largua drejt një godine të pabanuar. Gjatë kësaj kohe kishte çaktivizuar edhe rrjetet sociale për të humbur gjurmët. Ai e Joan Zuko ishin bashkëmoshatarë dhe njiheshin prej fëmijërisë. Viktima kishte shërbyer për më shumë se një vit si ushtar në Forcat e Armatosura, por ishte larguar nga detyra para dy muajsh, pasi planifikonte të largohej drejt Anglisë. Ai ka qenë dhe futbollist i Akademisë së Skënderbeut. Kristjan Sterjo rezulton të jetë një emër problematik, i arrestuar dhe më parë për plagosje me thikë. Pas lirimit për plagosjenn, u filmua i buzëqeshur jashtë komisariatit, pamje që janë rikthyer në qarkullim. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Korce Kristjan Sterjo gjykata e korces joan zuko Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento jeri: 12/08/2026 13:33 Të gjitha këto vijnë sepse është hequr neni për vrasje kush vret duhet vrarë.... Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3178 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?