Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Kristjan Sterjon (VIDEO)


Kristjan Sterjo, 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Joan Zukos, është lënë në arrest me burg, sipas masës së sigurisë të njoftuar sot nga Gjykata e Korçës. Mbi autorin, i cili në gjykatë u shoqërua nga masa të shtuara sigurie, rëndon akuza për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. I riu e vrau bashkëmoshatarin pasd

Kristjan Sterjo, 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Joan Zukos, është lënë në arrest me burg, sipas masës së sigurisë të njoftuar sot nga Gjykata e Korçës. Mbi autorin, i cili në gjykatë u shoqërua nga masa të shtuara sigurie, rëndon akuza për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre se kush ishte ‘më i forti’ dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. Sipas dëshmisë së tij, ditën e ngjarjes e ka parë Zukon në një ‘Benz’, i shoqëruar nga dikush tjetër dhe i ka kërkuar të ndalonte. Kur i është afruar për t’u sqaruar, 20-vjeçari nxori një thikë dhe qëlloi drejt tij, më pas e shau. LEXO edhe...Zjarr në fshatin Tushemisht të Pogradecit, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë flakët Ai tregoi se në gjaknxehtësi e sipër kishte shkuar në shtëpi, ku mbante të fshehur një armë zjarri të tipit pushkë (megjithëse pa tytë), e kishte vendosur në një thes të bardhë dhe ishte nisur drejt lagjes së viktimës, të cilin e ndoqi nga pas dhe e qëlloi. Sterio ka treguar se para se ta qëllonte, kur ishte në lagjen e tij, Joani e kishte sharë sërish. Autori i krimit ka dëshmuar se ka pasur si qëllim që ta qëllonte nga këmbët viktimën, pa e ditur se do e linte të vdekur dhe as nuk e ktheu më kokën pas. Ai e vrau në katin e tretë të një pallati, duke e qëlluar me një plumb të vetëm. Ishin banorët e pallatit ata që të habitur nga krisma, dolën dhe gjetën Zukon të shtrirë në derën e një apartamenti. Për gjashtë orë, policia dhe forcat RENEA u vunë në ndjekje të autorit që më pas u arrestua. Sterjo e kishte fshehur armën në një shkurre te Fusha e Druve, u kthye në shtëpi, vendosi rrobat në lavatriçe dhe u largua drejt një godine të pabanuar. Gjatë kësaj kohe kishte çaktivizuar edhe rrjetet sociale për të humbur gjurmët. Kristjan Sterjo rezulton të jetë një emër problematik, i arrestuar dhe më parë për plagosje me thikë. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Korce Kristjan Sterjo gjykata e korces joan zuko Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.4% Jo 49.1% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2926 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?