Lajme Zone
Konflikti mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotajt në burgun e Fierit/ Të pezulluar kryeinspektori dhe 7 gardianë
Të tjeraABC News Albania

Konflikti mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotajt në burgun e Fierit/ Të pezulluar kryeinspektori dhe 7 gardianë

Një kryeinspektor dhe 7 gardianë janë pezulluar në burgun e Fierit, pas konfliktit mes Denis Brajovic (Bajri), Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur.

Një kryeinspektor dhe 7 gardianë janë pezulluar në burgun e Fierit, pas konfliktit mes Denis Brajovic (Bajri), Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur.

Pezullimi i efektivëve u bë pas Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes.

Të pezulluarit janë K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.

-Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.

-Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.

-Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.

-Inspektor A.H., me detyrë punonjës i rolit bazë.

-Inspektor P.K., me detyrë punonjës i rolit bazë.

-Inspektor S.Ç., me detyrë punonjës i rolit bazë.

-Inspektor A.S., me detyrë punonjës i rolit bazë

Konflikti mes të treve ka nisur gjatë kohës kur po konsumonin kafe në hapësirën e ajrimit.

Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur shkakun e përplasjes mes Aldo Gjinit, pjesë e grupit të Rrajave, dhe Jurgen Zotos e Denis Bajrit, të lidhur me grupin e Shkodrës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Denis Bajrijurgen zotaj