Lajme Zone
Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës.

Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës. Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë ka goditur një mjet të parkuar, i cili nga goditja është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. Nga kjo janë konstatuar vetëm dëme materiale tek mjetet. Nga alkoltesti që iu bë drejtuesit të mjetit rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor po kryhen veprimet procedurale dhe zbardhur ngjarjen. Top Channel