Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur (VIDEO)


Në dhjetor 2025, ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të autorit të mitur të vrasjes së Martin Canit. Në qershor, Apeli rihapi hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave. LEXO edhe...Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë Në dhjetor 2025, autori i mitur u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur. Si u vra Martin Cani? Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës. 2 të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri. Autori u arrestua. Për ditë me radhë ngjarja u mbulua me mister. Babai i 14-vjeçarit të plagosur akuzoi policinë se ngjarja po fshihej dhe se në konflikt janë përdorur 2 thika dhe se djali i tij ishte goditur me të dyja. Këto deklarata të ripërsëritura detyruan policinë të bëj disa reagime publike, duke u shprehur se në ngjarje, referuar pamjeve te kamerave, dëshmive dhe provave, në sherr ishte përdorur vetëm një thikë dhe autori i dytë i pretenduar nuk kishte rol dhe thikë tjetër. Çështja mori edhe kontekst politik pasi protesta të shumta u organizuan, me kërkesë për më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqje të ministres së Arsimit. Një konsultim i gjerë publik, i urdhëruar nga Kryeministri Rama, me prindër në të gjithë vendin konkludoi në vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social “TikTok” si një hapësirë bullizmi dhe dhune, ku adoleshentët nisin përplasjet mes tyre. P.J/E.H/ReportTv.al martin cani vrasja e 14 vjecarit gjykata e apelit Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.4% Vota total: 2158 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?