Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Vranësira të dendura dhe reshje në thuajse gjithë territorin, shtrëngata në zonat veriore e qendrore (VIDEO)


Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër, reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër, reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. LEXO edhe...Kthjellime dhe alternime vranësirash...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, pritet të arrijë deri në 20 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë. P.J/E.H/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4496 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?