Lajme Zone
‘Mami im, Presidente e Kosovës’, Justina Shiroka-Pula merr urimin më të ndjerë për detyrën e re
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

‘Mami im, Presidente e Kosovës’, Justina Shiroka-Pula merr urimin më të ndjerë për detyrën e re

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila mori detyrën në seancën e jashtëzakonshme midis 6 dhe 7 tetorit, ka pritur një mori urimesh nga kolegë të politikës, miq, por edhe figura të njohura në rrjetet sociale. Megjithatë, një urim spikat mes të tjerëve: ai i vajzës së saj, Donika Belegut. LEXO edhe...Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: S’jemi konsultuar! Të

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila mori detyrën në seancën e jashtëzakonshme midis 6 dhe 7 tetorit, ka pritur një mori urimesh nga kolegë të politikës, miq, por edhe figura të njohura në rrjetet sociale. Megjithatë, një urim spikat mes të tjerëve: ai i vajzës së saj, Donika Belegut. LEXO edhe...Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: S’jemi konsultuar! Të fokusuar për të garantuar procese gjyqësore të drejta Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh krenarinë për këtë detyrë të rëndësishme që i është besuar nënës së saj. “Mami im. Presidentja e Kosovës. Fjalët s’mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidentja Justina Shiroka-Pula, çfarë nderi i jashtëzakonshëm dhe momenti historik. Nga vajza jote, me zemrën mbushur plot krenari. Urime Presidente!”, shkruan vajza e Shiroka-Pulës. Të mërkurën në Prishtinë, u mbajt gjithashtu edhe ceremonia e inaugurimit të presidentes ku morën pjesë ish presidentë, kryeministri Albin Kurti, ministra, diplomatë dhe familjarë të saj. Një moment simbolik ceremonial i inaugurimit të kryetares së re të shtetit ishte edhe ndërrimi i karrigeve, për t’u ulur në ulësen e Presidentes, kompetencat e së cilës deri në datën 4 tetor i ushtroi Albulena Haxhiu për një periudhë 6 mujore pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. Shiroka-Pula është presidentja e tretë në Kosovë, pas Atifete Jahjagës e Vjosa Osmanit. Postimi i Donika Belegut P.J/ReportTv.al Justina Shiroka Pula donika belegu kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4608 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?