Një hapësirë e re është vendosur në Drejtorinë e Arkivave ku takohen historia me teknologjinë. Në këtë ambient të quajtur ‘Tempulli i Dokumenteve’, vizitorët mund ‘të shfletojnë’ të shkuarën edhe përmes imazheve, zërit e ndërveprimit, bën me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes, dhe me ‘Tempullin e Dokumenteve’, Muzeun Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë dhe vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit, ju uroj një ditë të mbarë.” LEXO edhe...Kryeministri Rama largohet nga intervista me gazetarin amerikan, gjithçka zbulohet javën e ardhshme Kalendari historik, restaurimi virtual i dokumenteve, pyetësorët mbi figura e ngjarje historike dhe rubrika mbi pasurinë dialektore të shqipes e kthejnë vizitën në një përvojë edhe informuese, edhe argëtuese. Muzeu sjell edhe një ekspozitë të përkohshme me kodikë bizantinë dhe pasbizantinë, pjesë e “Koleksionit të Kodikëve të Shqipërisë”. Në hapësirat përreth janë vendosur edhe postulati i personaliteteve shqiptare, ndërsa projekti shtrihet përtej muzeut, me auditoriumin, kinemanë dhe teatrin veror me 140 vende, si dhe hapësirën e studimit në natyrë. P.J/E.H/ReportTv.al edi rama drejtoria e pergjithshme e arkivave Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4608 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

