Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje.
Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.
Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

