Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare
Dhe zonave luginore të vendit.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

