Tirana do të jetë sot një nga ndalesat e turit ballkanik të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës së bërë publike nga Kryeministria, Von der Leyen do të mbërrijë në zyrën e kryeministrit Edi Rama rreth orës 16:30. Ajo do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, i cili pritet të zgjasë rreth një orë. Pas takimit, rreth orës 17:30–18:00, Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet. Vizita në Tiranë është pjesë e një turi të Von der Leyen në katër vende të Ballkanit Perëndimor, me fokus ecurinë e procesit të integrimit europian. Njoftim për mediat – Agjencia për Media dhe Informim Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Pas takimit, Presidentja von der Leyen dhe Kryeministri Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Për akreditimin, ju lutemi të dërgoni emrat e gazetarëve dhe fotografëve që do të marrin pjesë në konferencë.
Agjenda:
16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Von der Leyen

