Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, sipas Policisë, kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, në përpjekje për t’iu shmangur shërbimeve të policisë, ka përplasur katër automjete.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia”, ku shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimit, konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Punonjësit e policisë i janë vënë në ndjekje dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të largohet. Gjatë arratisjes, ai ka përplasur katër automjete, duke rrezikuar, sipas policisë, jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të rendit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas përplasjes, 30-vjeçari ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe kapur nga shërbimet e policisë.
Nga verifikimet paraprake rezultoi se personi i ndaluar, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Durrës
