Lajme Zone
U arrestua nga SPAK/ Kush është Bledar Çafi, “i forti” i Shkodrës
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua nga SPAK/ Kush është Bledar Çafi, “i forti” i Shkodrës

Bledar Çafi, 50 vjeç, i njohur si “i forti” i Shkodrës” është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, BKH-ja dhe strukturat e tjera operacionale, nën drejtimin e SPAK.

Çafi u kap në banesën e tij në orët e para të mëngjesit, ndërsa GJKKO, me vendim të datës 25 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe akuza të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.

Çafi është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Çafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

Ndër vite, emri i tij ka qenë i lakuar në ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Shkodrës, përfshirë dyshime apo akuza për ngjarje gjakmarrjeje e vrasjeje, për të cilat nuk ka rezultuar gjithmonë i dënuar për mungesë provash

Përveç profilit kriminal, ai dhe familja e tij kanë zotëruar ose administruar biznese të ndryshme në Shkodër, si njësi tregtare, bar-kafe dhe aktivitete tregtimi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bledar Cafi