Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Goditje ndaj grupit të Rrajave/ SPAK aksion me BKH, pamje nga arrestimi i Bledar Çafit në Shkodër


Pamjet që shihni janë momentet e aksionit të SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u arrestua në banesë 50-vjeçari Bledar Çafi, pjesë e grupit të Rrajave.

Pamjet që shihni janë momentet e aksionit të SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u arrestua në banesë 50-vjeçari Bledar Çafi, pjesë e grupit të Rrajave.

Çafi akuzohet për për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, forcat e policisë po kryejnë kontrolle në Tiranë për ekzekutimin e një mase tjetër sigurie për Indrit Doklen, i cili nuk është gjetur në banesë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Dokle akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë’ lidhet me hetimet e SPAK ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit të njohur si “Rrajat”. Çështja është hetuar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bkhSPAK