Lajme Zone
Vodhën shuma parash dhe sende me vlerë në katër subjekte brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vodhën shuma parash dhe sende me vlerë në katër subjekte brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026, duke vënë në pranga një 31-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026, duke vënë në pranga një 31-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuari është Demir Buthi, banues në Hajdaraj, Kavajë si dhe është në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi me inicialet A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Njoftimi i policisë: Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Periudha”, zbardhen 4 vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026.

Vodhën në katër subjekte, brenda një jave, shuma parash dhe sende me vlerë; vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periudha”, u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë periudhës 17 deri më 21 tetor 2026, në 4 biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Hajdaraj, Kavajë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme Top Channel