Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët përhapen me shpejtësi, në terren policia dhe zjarrfikësit (VIDEO)


Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente pati rrezik që zjarri të përfshinte edhe banesat pranë. Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm. LEXO edhe...Zjarr në zonën e Qafë Thanës, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në terren Lajmi në përditësim U.D/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66% I gabuar 25.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 1122 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?