Një zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë Selenicë, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji kanë dalë në dritë rrënojat e një çezme të vjetër. Pas njoftimit nga banorët e zonës, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë dokumentuar strukturën e zbuluar. LEXO edhe...Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm Sipas specialistëve, çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, si tubacion qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje. Nga analiza paraprake e tipareve arkitekturore dhe materialit qeramik të gjetur, monumenti mendohet të datojë në shekujt XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane. Specialistët vlerësojnë se ky zbulim përbën një dëshmi të rëndësishme për historinë dhe zhvillimin e fshatit Rromës, ndërsa theksojnë se bashkëpunimi i banorëve me institucionet e trashëgimisë kulturore bëri të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj rrënoje me vlera historike. Share P.J/ReportTv.al cezme rromes Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7.1% Vota total: 4978 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

