Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës, ku një person ka rënë pre e një sulmi fizik me sende të forta. Sipas njoftimeve paraprake nga shërbimet e emergjencës, personi i dëmtuar ndodhet në gjendje të rëndë pas dëmtimeve të marra. Me marrjen e njoftimit, ekipi mjekësor i urgjencës është nisur menjëherë drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe për ta transportuar me shpejtësi drejt spitalit për trajtim të specializuar. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

