Lajme Zone
SHBA anulon vizat për personat që kërcënojnë sigurinë/ Ambasada amerikane në Tiranë: Masa ndaj shtetasve të huaj që kryejnë krime apo nxisin dhunë
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA anulon vizat për personat që kërcënojnë sigurinë/ Ambasada amerikane në Tiranë: Masa ndaj shtetasve të huaj që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, po ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, po ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se po anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb