Lajme Zone
Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij, ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij, ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër

Ky që shihni në foto është Pjerin Bitani, personi që plagosi ditën e sotme në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, Vladimir Bruçin para shtëpisë së tij.

Ky që shihni në foto është Pjerin Bitani, personi që plagosi ditën e sotme në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, Vladimir Bruçin para shtëpisë së tij. Bitani qëlloi dy herë drejt Bruçit dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, Bitani dhe Bruçi janë fqinj. Ndërkohë bëhet me dije se ky i fundit është emër i njohur për policinë pasi para dy vitesh u dhunua nga 6 persona. U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

Aktualitet Top Channel