Lajme Zone
Vlorë, i paraburgosuri mbërrin pa shenja jete në spital
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë, i paraburgosuri mbërrin pa shenja jete në spital

Një 54-vjeçar, i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Një 54-vjeçar, i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, i paraburgosuri është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.

Mësohet se 54-vjeçari kishte pësuar më herët një problem kardiak gjatë qëndrimit në paraburgim, ka pësuar një tjetër goditje në zemër, e cila i ka shkaktuar edhe humbjen e jetës. I paraburgosuri ndodhej në këtë institucion për një çështje që lidhej me lëndë narkotike. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte edhe probleme shëndetësore të lidhura me epilepsinë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet