Një vogëlush është gjetur i humbur në zonën e Lungomares në Vlorë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Policisë.
Fëmija është gjetur në fillim të Lungomares, pranë rrotës së madhe dhe lodrave. Ai ka mundur të tregojë vetëm emrin e tij, Reni.
Familjarët që kanë humbur kontaktet me fëmijën ose e kanë parë, lutemi të kontaktojnë menjëherë Policinë e Vlorës për të bërë të mundur bashkimin e tij me familjen.

