Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë ish-repartit ushtarak.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksident

