Lajme Zone
Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Abazës në Krujë, ku flakët dyshohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut.

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Abazës në Krujë, ku flakët dyshohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësive për ndërhyrjen nga toka, operacioni po zhvillohet njëkohësisht nga ajri dhe toka.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit. Top Channel