Lajme Zone
Vlerësohen 88 olimpiadistë, Rama: Jeni frymëzim! Mos u dorëzoni dhe mos e tradhtoni kurrë ëndrrën që keni!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlerësohen 88 olimpiadistë, Rama: Jeni frymëzim! Mos u dorëzoni dhe mos e tradhtoni kurrë ëndrrën që keni!

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mjediset e Kryeministrisë, nxënësit fitues të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Matematikë, Biologji, Kimi, Gjuhë, Letërsi dhe fusha të tjera të dijes.

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mjediset e Kryeministrisë, nxënësit fitues të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Matematikë, Biologji, Kimi, Gjuhë, Letërsi dhe fusha të tjera të dijes.

“Kini besim të palëkundur te vetja dhe mbi të gjitha, besojini symbyllur ëndrrës që shikoni me sy hapur.” – inkurajoi Kryeministri Rama teksa shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për nxënësit, duke theksuar se suksesi i tyre është dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë, por edhe e një pune të gjatë për përmirësimin e sistemit arsimor.

“Takimi vjen sot pak ditë pasi kemi marrë një lajm që personalisht më ka pëlqyer shumë. Ndjen vërtetë kënaqësi, testi PISA 2025, që për mua personalisht është një fryt shumë I shijshëm I një pune shumë të gjatë jo të lehtë me të përpjeta dhe tatëpjeta për të transformuar sistemin tonë arsimor, përmbajtjen e mësimit në shkollë, duke transformuar cilësinë e teksteve, situatën e mësuesve që gjithmonë meritojnë më shumë, por këtë punë të gjatë na u desh ta nisëm nga qetësia e tyre psikologjike që të jenë në vendin e punës për meritë dhe mos lëvizin për arsye që nuk lindin me profesionin me meritën. Për të krijuar kushtet që të vijojnë një process trajnimesh si edhe për të rritur cilësinë e drejtimit të shkollave. Drejtuesit e shkollave shkojnë mësojnë certifikohen dhe kthehen në punë me dije të reja. Dhë ne fund për të krijuar një atmosferë më pozitive në shkolla. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nxënësit mund të jenë shumë të mirë, por nëse gjithçka rreth e rrotull tyre nuk ua bën më të lehtë përpjekjen, atëherë rezultatet nuk mund të jenë domosdoshmërisht ato që japin. Që t’u them se si u krijua kjo mundësi për t’u takuar së bashku, e vërteta është që nisi nga një nxënës që u bë i famshëm në mjedisin shqiptar për shkak të një rezultati në një olimpiadë botërore të matematikës. Ministrja më tha që nuk është vetëm ky djali, por ka edhe shumë të tjerë. Kjo është fantastike dhe është tregues i rëndësishëm, i rritjes në përgjithësi të nivelit të nxënies, sepse është rritur edhe niveli i mësimdhënies. Jam i bindur që edhe mes jush ka fëmijë të cilët kanë probleme në familje. Ndër fëmijët e Shqipërisë ka të tillë, që dëshpërohen, ose që mjaftohen me ato justifikime dhe nuk bëjnë përpjekje për t’i kapërcyer ato vështirësi. Prandaj ju jeni shembulli se si Shqipëria e gjitha duhet të mendojë, që pavarësisht vështirësive dhe prapambetjes, të guxojë, të synojë që të nxitet sa më lart dhe sa më shpejt. Forca e shembullit tuaj është heroike në kuptimin e plotë të fjalës.

Të jesh hero do të thotë që të kapërcesh të gjitha pengesat që të tjerët në të njëjtat kushte nuk do të guxonin. Unë e di që ju mbase keni edhe problemin tjetër, që jeni shumë të mirë për të qenë idhulli i klasës. Sa më shumë të bëni sukses, aq më shumë do të jenë zërat që do ju thonë se suksesi juaj nuk është i vërtetë, apo i merituar. Siç thoshte dhe Faik Konica që ne jemi shumë të mirë dhe falim çdo gjë, por nuk falim suksesin. Për mua personalisht ju jeni frymëzim, sepse në punën që unë bëj, kam nevojë të frymëzohem nga shembuj njerëzish që nuk janë në kushte ideale për të bërë sukses, por bëjnë sukses. Për mua ky është inspirim. Kur e bëni ju, atëherë unë patjetër që do ta bëj.” tha Rama.

Në përfundim të takimit, nxënësit fitues u pajisën me certifikata dhe morën dhurata simbolike në shenjë mirënjohjeje për rezultatet dhe përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet olimpiaderama