Lajme Zone
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm

VLEN ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

VLEN ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Në reagimin e saj, VLEN shprehet me “keqardhje dhe indinjatë të thellë” për vendimin, duke i cilësuar dënimet e shqiptuara si “të rënda dhe të papranueshme”. Sipas VLEN-it, procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i kontestuar, ndërsa partia thekson se katër ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të jenë larg familjeve dhe Kosovës.VLEN thekson se aktgjykimi nuk e vë në diskutim, sipas saj, legjitimitetin e UÇK-së dhe e përshkruan luftën e saj si një luftë për liri përballë regjimit të Slobodan Millosheviqit.“Vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe nuk e mbyll këtë çështje. Beteja juridike vazhdon”, thuhet në reagim, ku VLEN shpreh pritjen që gjatë procedurës së ankesës të shqyrtohen argumentet e mbrojtjes.Në fund, VLEN shpreh mbështetje për familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, si dhe për bashkëluftëtarët e tyre dhe qytetarët e Kosovës.“UÇK-ja luftoi për liri. Kjo e vërtetë nuk rishkruhet”, thonë nga VLEN./Telegrafi/