Lajme Zone
Tensione në Prishtinë/ Pas EULEX-it, protestuesit sulmojnë me gurë edhe godinën e Qeverisë (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në Prishtinë/ Pas EULEX-it, protestuesit sulmojnë me gurë edhe godinën e Qeverisë (Video)

Përplasjet me efektivët kanë qenë kryesisht shtyrje mes protestuesve në rreshtat e parë dhe kordonit policor të vendosur përpara institucionit.

Vijojnë tensionet në Kosovë Protesta zhvendoset nga objekti i EULEX-it drejt Qeverisë së Kosovës; një pjesë e protestuesve kanë hedhur gurë ndaj ndërtesës, ndërsa në vijën e parë janë regjistruar shtyrje me efektivët e Policisë Situata është tensionuar sërish në Prishtinë, këtë herë përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë dhe kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës.

Përplasjet me efektivët kanë qenë kryesisht shtyrje mes protestuesve në rreshtat e parë dhe kordonit policor të vendosur përpara institucionit.

Në të njëjtën kohë, nga turma janë hedhur gurë në drejtim të godinës së Qeverisë, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.

Në vijën e parë të protestës janë parë edhe persona me fytyra të mbuluara me maska, ndërsa nga turma dëgjohen vazhdimisht thirrjet “UÇK, UÇK”.

Zhvillimet para Qeverisë vijnë pasi protestuesit u larguan nga zona e objektit të EULEX-it dhe marshuan përsëri drejt shesheve qendrore të Prishtinës. Edhe pranë EULEX-it situata ishte tensionuar më herët, kur protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të objektit, duke thyer xhama dhe dëmtuar pjesë të rrethimit.

Pas largimit nga aty, turma vijoi marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe mbërriti në zonën përpara Qeverisë së Kosovës, ku prej më herët ishin vendosur forca policore dhe barriera metalike. Thyhen xhamat e godinës qeveritare Me afrimin e protestuesve te kordoni i sigurisë, mes palëve nisën shtyrjet, ndërsa Policia po përpiqet të pengojë avancimin e turmës drejt ndërtesës qeveritare.

Protesta po zhvillohet pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi ka nxitur protesta në Prishtinë, ku pjesëmarrësit kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Pas tensioneve fillimisht pranë EULEX-it dhe më pas përpara Qeverisë, forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara përballë protestuesve. kosove gure Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Nga EULEX-i drejt Qeverisë, protestuesit rikthehen në qendër të Prishtinës 16 Shtator 2026, 15:5315:53Kosova Haga dhe beteja e Apelit: Rasti i gjeneralit kroat që u shpall i pafajshëm 19 muaj më vonë 16 Shtator 2026, 15:3115:31Kosova Vazhdojnë protestat në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it! 16 Shtator 2026, 15:2115:21Kosova Dënimi i Hagës për Hashim Thaçin, vjen reagimi i parë nga Serbia 16 Shtator 2026, 14:5514:55Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi, aktgjykimi nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit 16 Shtator 2026, 14:5014:50Kosova Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së 16 Shtator 2026, 14:3314:33Kosova