Lajme Zone
VKM/ Shqipëria dërgon 30 ushtarakë në mision të NATO-s në Rumani! Misioni përfundon në 2029-ën
PolitikëReport TV

VKM/ Shqipëria dërgon 30 ushtarakë në mision të NATO-s në Rumani! Misioni përfundon në 2029-ën

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dërgimin e një toge këmbësorie të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Rumani, në kuadër të strukturave të NATO-s për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës (RP-SE). Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe mbështetur në kuadrin ligjor për dërgimin e trupave jashtë vendit, misioni synon të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes kole

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dërgimin e një toge këmbësorie të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Rumani, në kuadër të strukturave të NATO-s për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës (RP-SE). Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe mbështetur në kuadrin ligjor për dërgimin e trupave jashtë vendit, misioni synon të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes kolektive dhe aktivitetet e DDA-së në rajon. LEXO edhe...Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt pikave të përbashkëta kufitare, Qeveria dërgon marrëveshjen në Kuvend Sipas vendimit zyrtar të qeverisë, kontingjenti shqiptar do të jetë i përbërë nga 30 ushtarakë, të cilët do të integrohen në strukturat drejtuese dhe operative të Aleancës në territorin rumun. Angazhimi ushtarak i Shqipërisë në këtë mision është planifikuar të jetë deri në 15 shtator të 2029-ës. Njoftimi i plotë Vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me një togë këmbësorie, në përbërje të strukturave të NATO-s, për mbrojtjen e krahut juglindor të aleancës (RP-SE), në kuadër të aktiviteteve të DDA-së, në Rumani Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Dërgimin me mision të një toge këmbësorie, të përbërë nga 30 (tridhjetë) ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të strukturave të NATO-s, për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës (RP-SE), në kuadër të aktiviteteve të DDA-së, në Rumani. 2. Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në përbërje të Brigadës Shumëkombëshe Juglindore (MNB-SE), në zonën e përcaktuar të përgjegjësisë. 3. Venddislokimi i togës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në strukturat e Brigadës Shumëkombëshe Juglindore, pjesë e Divizionit Shumëkombësh Juglindor të NATO-s, në rajonet Craiova dhe Caracal, në Rumani. 4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 15.9.2029, me sistem rotacioni. Periudha e qëndrimit në mision për çdo togë është deri në 6 (gjashtë) muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me togën pasardhëse. 5. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë mision, përballon shpenzimet për: a) dieta për ditët e qëndrimit në mision, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore; b) akomodim; c) ushqim; ç) lavanderi; d) ujë të pijshëm; dh) energji elektrike; e) sigurim jete; ë) siguracion shëndetësor për ditët në udhëtim; f) siguracion shëndetësor jashtë zonës së misionit; g) mbështetje shëndetësore; gj) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; h) transport të kontingjentit në rrugë tokësore; i) transport të individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disiplinore; j) aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kryerjes së misionit; k) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit. 6. Transporti i kontingjentit që merr pjesë në misionin në Rumani, ndërsa nis, ndryshon dhe përfn detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, uji, lavanderia, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disiplinore, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur, në bazë të marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, ku palët janë pjesë, palët e tjera marrin përsipër përballimin e këtyre shpenzimeve. 7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes. 8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Xh.K/ReportTv.al vkm Forcat e Armatosura Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.2% Vota total: 3971 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?