Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara me bimën e cannabis-it dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Dokumenti, parashikon një sistem kontrolli që shtrihet në të gjithë ciklin e aktivitetit, nga importi i farërave, fidanëve dhe kloneve, te kultivimi, korrja, tharja, përpunimi, magazinimi, transporti, eksporti, si dhe sekuestrimi, konfiskimi dhe asgjësimi i materialeve. Kontrollet nuk do të jenë vetëm të planifikuara LEXO EDHE:VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it parashikohet të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme, ndërsa kontrollet dhe inspektimet do të bazohen në analizën e riskut, të dhënat e Regjistrit dhe Sistemit, raportimet e subjekteve, incidentet kritike dhe historikun e përputhshmërisë. Por kontrollet mund të kryhen edhe jashtë programit vjetor. Kjo mund të ndodhë kur ka indicie ose dyshime të arsyeshme për shkelje, kur ka kërkesë nga organet e drejtësisë apo autoritete të tjera, kur gjendja faktike nuk përputhet me të dhënat në Regjistër ose Sistem, kur subjekti nuk raporton siç duhet, kur konstatohet një incident kritik apo dështim i sistemeve të sigurisë dhe gjurmueshmërisë. Një nga elementet më të rëndësishme të rregullave të reja është mbikëqyrja teknologjike. Agjencia parashikohet të ketë akses në kohë reale në sistemet e monitorimit dhe kamerat e sigurisë së subjekteve. Dokumenti përcakton akses të pandërprerë 24 orë në 7 ditë në sistemet ÇTV. Për kontrollin në distancë mund të përdoren gjithashtu sistemet e telemetrisë, pajisjet e matjes së parametrave mjedisorë, sistemet e alarmit, mjetet ajrore pa pilot, platformat satelitore, sensorët dhe platformat digjitale. “Mbikëqyrja, kontrolli dhe inspektimi në distancë realizohen nëpërmjet sistemeve të monitorimit vizual (ÇTV) mjeteve ajrore pa pilot, platformave satelitore, sensorëve dhe platformave digjitale.” Të dhënat dhe pamjet e siguruara nga këto sisteme mund të dokumentohen në procesverbal dhe të përdoren si provë në procedura administrative, civile ose penale, sipas legjislacionit në fuqi. Rregullat vendosin në qendër sistemin e gjurmueshmërisë. Çdo lëvizje, transferim, ndryshim statusi, marrje në administrim, vendosje në karantinë, sekuestrim, konfiskim apo asgjësim duhet të pasqyrohet në Regjistër dhe Sistem. Subjektet dhe institucionet që hedhin të dhëna në këto sisteme mbajnë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, integritetin dhe përditësimin në kohë të tyre. Në rast se konstatohet mospërputhje mes të dhënave të regjistruara dhe gjendjes faktike, Agjencia e dokumenton rastin dhe ndërmerr masat përkatëse. Kontrollet shtrihen nga mbjellja deri në lulëzim. Agjencia duhet të verifikojë që kultivimi zhvillohet vetëm në sipërfaqet e miratuara, ndërsa farërat, fidanët, klonet dhe bimët mëmë duhet të jenë të autorizuara, të regjistruara dhe të dokumentuara. Gjithashtu kontrollohen shënjimi dhe identifikimi i bimëve, parcelave dhe zonave të kultivimit, si dhe lëvizja e materialit. Gjatë fazave të kultivimit parashikohen edhe inspektime periodike dhe të papritura, së bashku me kontrolle të kombinuara në terren dhe në distancë. Në rast se konstatohet material i pashënjuar, i padeklaruar, i pajustifikuar ose i palicencuar, rasti dokumentohet dhe trajtohet sipas procedurave për sekuestrimin, konfiskimin dhe asgjësimin. Subjektet duhet të njoftojnë Agjencinë të paktën 15 ditë përpara datës së planifikuar të korrjes. Pas korrjes, sasia e materialit dhe loti përkatës duhet të regjistrohen menjëherë në Sistem dhe Regjistër. Gjatë tharjes dhe përpunimit, Agjencia do të verifikojë ambientet, kushtet mjedisore dhe regjistrimin e çdo lëvizjeje të materialit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: qeveria vkm kanabis mjekesor kamerat e sigurise dronë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25.3% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3169 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
