Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur edhe dy ndryshime në qeveri. Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave. LEXO edhe...Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Xh.K/ReportTv.al Kevin Bufi Anila Rexha vkm Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10202 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

