Lajme Zone
"France 24": Pse të rinjtë janë ngritur kundër Melonit, Ramës dhe Macronit?
PolitikëPamfleti

"France 24": Pse të rinjtë janë ngritur kundër Melonit, Ramës dhe Macronit?

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dënoi të martën, më 20 tetor, “të gjitha aktet e dhunës” që kanë ndodhur gjatë protestave të ditëve të fundit në Francë dhe në vende të tjera evropiane. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të “ulin tensionet”.

Protestat në Shqipëri Media franceze France 24 ka analizuar valën e protestave që ka përfshirë disa vende evropiane, nga Franca dhe Shqipëria te Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia. Në qendër të vëmendjes janë pakënaqësitë qytetare për koston e lartë të jetesës, kushtet në arsim, korrupsionin dhe politikat qeveritare. Në analizë, France 24 ndalet edhe te situata në Shqipëri, ku protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë shoqëruar me përplasje të përditshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ndërsa në vende të tjera evropiane autoritetet po përballen me kërkesa për ndryshime dhe masa të reja sigurie. Pavarësisht kufizimeve të reja, protestat kundër kostos së lartë të jetesës, kushteve të arsimit dhe politikave qeveritare vazhdojnë në disa vende evropiane. Kombet e Bashkuara dënojnë dhunën dhe u bëjnë thirrje autoriteteve dhe protestuesve të ulin tensionet.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dënoi të martën, më 20 tetor, “të gjitha aktet e dhunës” që kanë ndodhur gjatë protestave të ditëve të fundit në Francë dhe në vende të tjera evropiane. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të “ulin tensionet”.

“Protestat në shkallë të gjerë që po zhvillohen në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali ngrenë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut. Unë dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira të ulin tensionet dhe të parandalojnë çdo akt tjetër dhune”, deklaroi Volker Türk.

Në Shqipëri vazhdon Revolucioni i Flamingove Rozë

Kryeministri shqiptar Edi Rama përballet me protesta pas disa muajsh demonstratash kryesisht paqësore kundër një projekti për ndërtimin e një kompleksi turistik, të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Protestuesit kanë dalë në rrugë për të denoncuar kushtet e këqija të studimit, korrupsionin, por edhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 2013.

Prej një jave, kryeqyteti i këtij vendi ballkanik është përfshirë nga trazira, me përplasje të përditshme ndërmjet grupeve të protestuesve, shpesh me fytyra të mbuluara, dhe forcave të rendit.

Të martën, në orët e vona të paradites, studentëve iu bashkuan edhe pedagogë universitetesh, të cilëve sindikata e tyre u kishte bërë thirrje të merrnin pjesë në një “marshim solidariteti” për të denoncuar “dhunën policore” ndaj protestuesve.

Disa qindra pedagogë kanë nënshkruar një peticion që kërkon “fundin e dhunës ndaj studentëve”.

Në Itali, ligje të ashpra kundër trazirave

Qeveria italiane miratoi të martën një sërë masash sigurie në përgjigje të protestave të dhunshme në vend. Masat përfshijnë krijimin e një vepre të re penale, ashpërsimin e dënimeve ndaj pjesëmarrësve në trazira dhe vendosjen e përgjegjësisë financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve përfshihen në plaçkitje dhe akte vandalizmi.

Gjatë fundjavës, trazirat përfshinë disa qytete të Italisë veriore, përfshirë Milanon, qendrën financiare të vendit.

Grupe të përbëra kryesisht nga të rinj thyen vitrinat, plaçkitën dyqane dhe u përleshën me forcat e rendit.

“Nuk ka asgjë revolucionare te vandalizmi dhe vjedhja”, shkroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rrjetet sociale, teksa prezantoi dekretin e ri, i cili hyri menjëherë në fuqi.

“Vandalizmi dhe vjedhja nuk janë forma proteste, por akte kriminale”, theksoi ajo.

Sipas dekretit, çdo person që bën pjesë në një grup prej të paktën pesë personash dhe rrezikon sigurinë publike gjatë demonstratave mund të dënohet deri në pesë vjet burg dhe me gjobë deri në 20 mijë euro.

Policia do të mund të ndalojë edhe të rinj të moshës 14 deri në 17 vjeç, edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë vepër penale, me kusht që të ekzistojnë prova se ata përbëjnë rrezik. Kjo masë zgjeron një kompetencë të policisë, e cila më parë zbatohej vetëm ndaj të rriturve.

Ndërsa autoritetet druhen nga trazira të reja gjatë protestave të planifikuara për të shtunën e ardhshme, qeveria njoftoi se do të vendosë 500 ushtarë përkrah forcave të policisë në Milano deri në fund të vitit.

Në Greqi, mbi 10 mijë studentë dhe mësues dalin në rrugë

Më shumë se 10 mijë studentë, nxënës, mësues dhe nëpunës publikë protestuan të mërkurën në Athinë dhe në disa qytete të tjera të Greqisë kundër kostos së lartë të jetesës, duke vënë në dukje ngjashmëritë me situatën në Francë, sipas policisë dhe mediave.

Rreth 5 mijë persona u mblodhën në mesditë në kryeqytetin grek, ndërsa 3 mijë të tjerë protestuan në Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, në veri të Greqisë, deklaroi për AFP një zëdhënës i policisë.

Një tjetër tubim në Patra, në perëndim të vendit, mblodhi më shumë se 3 mijë persona, sipas televizionit publik ERT.

“Niveli i arsimit është shumë i ulët (...), shkollat kanë mungesë personeli dhe ndërtesat shkollore janë të amortizuara”, u shpreh Maria, një punonjëse bashkie rreth të pesëdhjetave nga një zonë pranë Athinës.

Nxënësit dhe mësuesit e arsimit të mesëm protestojnë kundër mungesës së infrastrukturës, mungesës së personelit dhe gjendjes së rënduar të ndërtesave shkollore.

Sipas sindikatës së mësuesve të arsimit të mesëm, OLME, shkollat në të gjithë vendin kanë mungesë prej 15 mijë mësuesish.

Në Spanjë dhe Portugali, protesta për të drejtën e strehimit

Mijëra persona morën pjesë në protesta të reja të martën në mbrëmje në Portugali, veçanërisht në Lisbonë dhe Porto, në veri të vendit.

Protestat pasuan çmontimin në agim të kampeve të aktivistëve që mbrojnë të drejtën e strehimit. Operacioni në kryeqytet çoi në arrestimin e 55 personave dhe plagosjen lehtë të dy të tjerëve.

Në Lisbonë, mijëra demonstrues të mbledhur në sheshin Rossio miratuan me ngritje duarsh rikthimin, të mërkurën, të një kampi me çadra në këtë shesh në qendër të kryeqytetit.

Organizatorët ua kishin lënë protestuesve në votim vendimin për vazhdimin e lëvizjes.

Të frymëzuar nga kampet e ngritura në Spanjë, përfshirë atë në sheshin simbolik Puerta del Sol në Madrid, disa aktivistë shpresojnë të koordinojnë veprimet e tyre në të gjithë Gadishullin Iberik.

Pas valës së indinjatës dhe protestave që shkaktoi dëbimi nga banesa dhe më pas vdekja, disa ditë më vonë, e një 87-vjeçareje nga Madridi, Maricarmen Abascal, kryeministri socialist Pedro Sánchez propozoi, ndër të tjera, vendosjen e kontratave të qirasë me afat të pacaktuar dhe ndalimin e dëbimit nga banesat të personave në situatë të cenueshme deri në vitin 2030.

Përballë pamundësisë për t'i miratuar këto masa në parlament, ai shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Përshtati "Pamfleti" nga "France 24"protesta rama macron meloni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mallkimi i Tiranës? Nga LaCivita te Grenell, amerikanët që u afruan me Ramën e Berishën dhe i 'gjeti belaja'! 21 Tetor 2026, 19:1019:10Politike “Ramës i ka ardhur fundi”, Korreshi nga protesta: Të shtunën pritet pjesëmarrje masive 21 Tetor 2026, 18:5518:55Politike Askush nuk pranon të dialogojë me të, Rama ikën në Mal të Zi dhe sajon një intervistë për të manipuluar protestuesit 21 Tetor 2026, 18:4118:41Politike Tri rrugëdaljet që ka Edi Rama dhe Shqipëria përballë krizës aktuale 21 Tetor 2026, 17:4517:45Politike Eurodeputeti gjerman 'godet' Ramën: Lidhjet mes shtetit, partisë dhe krimit të organizuar në zemër të protestave 21 Tetor 2026, 17:2317:23Politike Deputeti turk "shpërthen" ndaj Erdoganit: Përvojën tënde e ke eksportuar te Edi Rama të shtypë protestat 21 Tetor 2026, 17:0617:06Politike