Lajme Zone
Rama shton numrin e policëve që shpërblehen për përballjen me protestuesit, në listë 71 efektivë të tjerë
PolitikëPamfleti

Rama shton numrin e policëve që shpërblehen për përballjen me protestuesit, në listë 71 efektivë të tjerë

Vendimi vjen ndërsa protestat kundër kryeministrit kanë hyrë në ditën e nëntë dhe forcat e policisë vijojnë të mbajnë pozicione përpara Kryeministrisë, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e Ramës.

Foto ilustruese Në ditën e nëntë të protestave kundër tij, Edi Rama ka marrë një tjetër vendim për të shpërblyer policët e angazhuar në përballjen me demonstruesit. Pas vendimit të 19 tetorit për 2.750 efektivë, kryeministri ka zgjeruar listën me 71 policë të tjerë, duke e çuar numrin e përfituesve në 2.821. Fondi i shpërblimeve rritet nga 740 milionë në mbi 759 milionë lekë. Edi Rama ka vendosur të shtojë numrin e policëve që do të shpërblehen për angazhimin e tyre gjatë revoltës kundër qeverisë. Vetëm dy ditë pas vendimit të parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim të ri, duke përfshirë edhe 71 efektivë të tjerë në listën e përfituesve.

Vendimi vjen ndërsa protestat kundër kryeministrit kanë hyrë në ditën e nëntë dhe forcat e policisë vijojnë të mbajnë pozicione përpara Kryeministrisë, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e Ramës.

Më 19 tetor, qeveria miratoi vendimin nr. 787, përmes të cilit përcaktoi shpërblimin e 2.750 punonjësve të Policisë së Shtetit, me një fond të përgjithshëm prej 740.080.000 lekësh.

Por këtë të mërkurë, Rama ka vendosur ta zgjerojë listën.

Në pikën e parë të vendimit të ri, numri 2.750 zëvendësohet me 2.821, duke shtuar 71 punonjës të tjerë të policisë që do të marrin shpërblim.

Paralelisht, qeveria ka ndryshuar edhe fondin përkatës. Nga 740.080.000 lekë, shuma rritet në 759.187.520 lekë, ose 19.107.520 lekë më shumë.

Kjo do të thotë se shpërblimi për çdo efektiv mbetet i njëjtë, 269.120 lekë, ndërsa qeveria ka rritur numrin e policëve që përfitojnë prej tij.

Pamfleti raportoi dy ditë më parë për vendimin fillestar të Ramës, i cili u miratua në kulmin e protestave dhe parashikonte shpërblime për efektivët e angazhuar në përballjen me demonstruesit. 740 mln lekë për 2.750 policë, Rama miraton me urgjencë vendimin për 'joshjen' e efektivëve

19 Tetor, 21:00 Tashmë, në vend që të mjaftohet me listën fillestare, kryeministri ka vendosur të shtojë edhe 71 policë të tjerë.

Gjatë ditëve të fundit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë kundër protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe plumba gome. Nga ana tjetër, grupe demonstruesish kanë sulmuar efektivët me gurë, mjete piroteknike dhe bomba molotov.

Në këtë klimë përplasjesh, vendimi për zgjerimin e shpërblimeve merr edhe një domethënie politike. Ndërsa të rinjtë refuzojnë dialogun e propozuar nga Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, qeveria po shton numrin e efektivëve që shpërblen për angazhimin gjatë protestave.

Ndryshimi i miratuar sot nuk është një vendim i ri për një kategori tjetër punonjësish, por zgjerim i drejtpërdrejtë i listës së policëve të përfshirë në shpërblimet e miratuara më 19 tetor.

Në vetëm 48 orë, numri i përfituesve ka shkuar nga 2.750 në 2.821, ndërsa fatura për buxhetin e shtetit është rritur me mbi 19 milionë lekë.

Kështu, ndërsa revolta kundër Ramës vijon në bulevard, kryeministri ka zgjedhur të shtojë edhe 71 efektivë në listën e policëve që shpërblen për përballjen me protestuesit, duke e çuar fondin total në mbi 759 milionë lekë.rama protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Kërcënimi kryesor është kaosi”, Ilir Kulla: Socialistët duhet ta rrëzojnë Ramën nga brenda partisë 21 Tetor 2026, 21:0921:09Aktualitet Protesta e studentëve, Ilir Kulla: Kriza kërkon zgjidhje politike, dhuna nuk sjell asgjë 21 Tetor 2026, 20:5720:57Aktualitet “Nuk lidhin dot 7 fjalë”/ Kulla ironizon deklaratën e Ramës për studentët: PS-në e ke mbushur me intelektualë 21 Tetor 2026, 20:4220:42Aktualitet Revolta kundër Ramës, shiu në kryeqytet shpërndan protestuesit 21 Tetor 2026, 20:2320:23Aktualitet Protesta, Ilir Kulla: Çfarë dialogu kërkon Rama kur protestuesit i quan terroristë? 21 Tetor 2026, 20:1820:18Aktualitet Ilir Kulla: Bilanci i protestave është i tmerrshëm, nëse vazhdohet me këtë ritëm rrezikojmë luftë civile 21 Tetor 2026, 20:1220:12Aktualitet