Lajme Zone
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshime për përfshirjen e ish-zyrtarëve me imunitet parlamentar
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshime për përfshirjen e ish-zyrtarëve me imunitet parlamentar

Prokuroria e Durrësit ka kaluar në SPAK hetimet për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në këtë qytet. Organi i akuzës ka shpallur moskompetencën, duke ia deleguar çështjen Strukturës së Posaçme, pas dyshimeve se pas grabitjes fshihet një grup i strukturuar kriminal. Nga hetimet paraprake dyshohet se në skemën e vjedhjes mund të kenë qenë të përfshirë edhe ish-zyrtarë,

Prokuroria e Durrësit ka kaluar në SPAK hetimet për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në këtë qytet. Organi i akuzës ka shpallur moskompetencën, duke ia deleguar çështjen Strukturës së Posaçme, pas dyshimeve se pas grabitjes fshihet një grup i strukturuar kriminal. Nga hetimet paraprake dyshohet se në skemën e vjedhjes mund të kenë qenë të përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht mbajnë mandate parlamentare dhe gëzojnë imunitet.

Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga kanë përfunduar më herët ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

Me kalimin e dosjes në SPAK, hetimet pritet të shtrihen edhe mbi dyshimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë skemë, përfshirë individë me imunitet parlamentar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm