Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, gjatë vizitës në SHBA kanë takuar Presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin kanë shkrepur edhe një fotografi. Fotografinë kryeministri e ka publikuar në rrjetet sociale dhe ka ironizuar opozitën duke thënë se fotografi është bërë me Inteligjencë Artificiale. LEXO edhe...Si do të përfjë lufta në Lindjen e Mesme? Ja çfarë na mëson historia e 100 viteve të fundit në rajon "Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit", ka shkruar Rama krahas fotografisë. Kryeministri Rama ishte në SHBA në një vizitë disaditore, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, kryeministri Rama zhvilloi edhe disa takime me komunitetin shqiptar në shtete të ndryshme të SHBA-ve. Takimi i Ramës me Trump vjen në një kohë kur opozita ka ngritur pretendime se raportet e kryeministrit me administratën amerikane janë 'ftohur' ndjeshëm. R.Xh/ReportTv.al SHBA donald trump edi rama linda rama Asambleja e OKB Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.9% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 1967 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
