Lajme Zone
Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë jashtë Shqipërisë! Nesër e bëjnë publike, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë
PolitikëReport TV

Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë jashtë Shqipërisë! Nesër e bëjnë publike, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, tha se SPAK do të bëjë nesër publike detajet për zbulimin e një tjetër vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Vila sipas tij është zbuluar në Sardenja dhe shtoi se pritet të dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë, të lidhura me emrin e Ballukut.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë të domosdoshme, por momenti në të cilin po ndodhin, sipas tij të lë dyshime se nisma e Qeverisë ka për qëllim mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar. Komentet Prençi i bëri në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku propozoi të përjashtohet heqja e masës së sigurisë 'arrest me burg' për të gjithë të pandehurit, veprat penale të të cilëve nuk dënohen më shumë se 5 vite, për të gjithë ata subjekte të veprës penale që punojnë në administratë publike. LEXO edhe...Spahiu: Ne shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate "Kodi i Procedurës Penale duhet ndryshuar, por si duhet ndryshuar. Nisma e Qeverisë për ta ndryshuar Kodin e Procedurës në këtë valë të inkriminimit të zyrtarëve të shtetit tingëllon dashakeqe, me qëllime të caktuara për të mbrojtur kupolën politike. Nëse do e kishin seriozisht, unë deklaroj sot publikisht që për këto vepra penale të përjashtohet heqja e masës së sigurisë dhe dënimi deri në 5 vite për të gjithë ata subjekte të veprës penale që punojnë në administratë publike dhe në shtet. Le të përfitojë ai hajduti i pulave. Le të përfitojë ai që mbjell kanabis", tha mes të tjerash Prençi. Duke theksuar se këto ndryshime bëhen për të certifikuar mbrojtjen dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit, Prençi tha se SPAK ka zbuluar një tjetër vilë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë jashtë Shqipërisë, në Sardenjë. Prençi tha se SPAK do të prononcohet ditën e nesërme për këtë çështje, teksa shtoi se veç vilës janë zbuluar edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë. "Këto ndryshime bëhen për të certifikuar mbrojtjen nga korrupsioni të zyrtarëve të shtetit. Sot në lajmet e fundit ti ke që të ka dalë vilë e Belinda Ballukut jashtë shtetit. Nesër do të bëhet publike. Do dalin edhe mbi 11 lokale në Tiranë dhe 4 apartamente luksoze. Atëherë zotëri, për kë do të ekzekutohet ajo masa e sigurisë? Për hajdutin e pulave, atë zyrtarin e komunës që është jurist për tenderin? Po përjashtove zyrtarët e lartë të shtetit... Nëse nuk bëhet kjo që them unë, atëherë kryeministri është avokati i botës së krimit me kollare. Vila e Ballukut është në Sardenja të Italisë. Jo vetëm kjo vilë, nesër do prononcohet SPAK. Unë e kam parë në filxhan, besoj që përputhet me të dhënat e SPAK", shtoi Prençi. R.Xh/ReportTv.al frontline kodi i procedures penale GJKKO belinda balluku shemsi prençi spak Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.6% Jo 23.1% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2074 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?