Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“SPAK nuk po heziton për Ballukun”/ Mos dërgimi i kërkesës në Kuvend, strategji? Hitaj: Po bëhet një dosje që do të përmbajë…


Analisti Arbër Hitaj ka komentuar zhvillimet e fundit në hetimin e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur te fakti që Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dërguar në Kuvend një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj.

Analisti Arbër Hitaj ka komentuar zhvillimet e fundit në hetimin e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur te fakti që Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dërguar në Kuvend një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj. I ftuar në “Prime News24”, Hitaj tha se, sipas tij, SPAK nuk po heziton në lidhje me çështjen e Ballukut, por po punon për të konsoliduar provat dhe për të ndërtuar një dosje më të plotë. “Çështja e SPAK nuk është çështje ndjenjash. Nëse ka rënduar akuzat SPAK dhe është marrë nën akuzë Igli Tare, nuk besoj që SPAK po heziton. Mendoj se po bën një dosje shumë më cilësore, që Balluku të mos largohet dot as me imunitetin. Beteja është te provat, jo te kërkesa e SPAK”, deklaroi Hitaj. Ai u ndal te ndryshimi i kuadrit të akuzave në hetim, duke theksuar se tashmë bëhet fjalë edhe për dyshime për korrupsion, të cilat, sipas tij, mund të jenë pjesë e argumentimit të një kërkese të re drejtuar Kuvendit. “Jemi në hetim për korrupsion, që u përdor si argument në rrëzikimin e kërkesës herën e parë”, tha Hitaj. Në muajin shtator, SPAK njoftoi shtimin e akuzave ndaj Ballukut, ndërsa bëri me dije edhe sekuestrimin e një vile në Palasë, për të cilën prokuroria pretendon se është fshehur përmes përdorimit të Igli Tares.

Hitaj u shpreh gjithashtu se, sipas tij, në rastin e një kërkese të re, SPAK duhet të sigurohet që dokumentacioni dhe provat të jenë të plota, në mënyrë që Kuvendi të mos ketë argumente për ta rrëzuar atë.

“Braho është shumë i vëmendshëm dhe i tregon shumë vëmendje letrave. Nuk do t’i lërë argument mazhorancës që ta rrëzojë sërish kërkesën”, përfi Hitaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb