Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka vlerësuar zhvillimet e fundit të vendit në rrugën drejt integrimit evropian, pas vizitës në Tiranë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen një ditë më parë. Në një reagim në X, diplomatja evropiane shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa thekson se përparimi i Shqipërisë është rezultat i një procesi të gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm të shoqërisë. LEXO edhe...Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE! Fondacioni Çamëria: Tirana të reagojë "Faleminderit, Presidente Ursula von der Leyen, që erdhët në Tiranë, dhe faleminderit qeverisë shqiptare për pritjen e ngrohtë. 'Qëllimi është i dukshëm', tha Presidentja, dhe Shqipëria është ndër kandidatët kryesorë. Ky është rezultat i viteve të tëra pune të palodhur nga shqiptarët”, shkroi Sofia Moreira de Sousa në X. Ndërsa procesi po i afrohet etapave përmbyllëse, përfaqësuesja e BE-së vuri theksin te detyrat dhe reformat që kërkojnë përqendrim maksimal nga të gjitha palët. Faza e fundit e negociatave u cilësua si më kërkuesja, duke kërkuar angazhim gjithëpërfshirës politik dhe dialog me shoqërinë civile. Fushat kyçe ku kërkohet përparim i mëtejshëm përfshijnë forcimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë dhe konsolidimi i ligjit; përmirësimi i standardeve zgjedhore sipas rekomandimeve ndërkombëtare; ruajtja e natyrës dhe pasurive ekologjike të vendit. “Tani faza e fundit është më e vështira: forcimi i drejtësisë dhe sundimit të ligjit, kuadri zgjedhor. Siç e tha Presidenti, kjo kërkon angazhim të vërtetë në të gjitha linjat politike dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm” shtoi ajo. Xh.K/ReportTv.al Sofia Moreira de Sousa integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.3% Jo 23.4% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2160 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

