Lajme Zone
Vizita në Beograd dhe shfaqja krah Millosheviç, intervista e rrallë e Ibrahim Rugovës me gazetaren franceze: Isha peng dhe nën presion, duhet të jeni më njerëzore (VIDEO)
PolitikëReport TV

Vizita në Beograd dhe shfaqja krah Millosheviç, intervista e rrallë e Ibrahim Rugovës me gazetaren franceze: Isha peng dhe nën presion, duhet të jeni më njerëzore (VIDEO)

Në një intervistë të rrallë me një gazetare franceze, të publikuar sëfundmi në rrjetet sociale, ish-Presidenti i Kosovës tregon arsyet e vizitës së tij në Beograd, si dhe arsyen e takimit me ish-Presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Një video e rrallë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është publikuar në rrjetet sociale, ku ai kishte dhënë një intervistë për një media franceze. Rugova është përplasur gjatë intervistës me gazetaren franceze rreth shkuarjes së tij në Beograd, teksa po zhvillohej lufta në Kosovë. LEXO edhe...Shqipëri-Kosovë bashkojnë forcat kundër zjarreve, projekt për mbrojtjen e brezit të gjelbër në kufirin mes dy vendeve Pyetjes së gazetares se “përse ishte shfaqur në televizion me Millosheviçin”, Rugova i përgjigjet duke i thënë se ai ka qenë peng dhe nën presion. “Sepse isha peng këtu. Isha nën presion. Duhet ta kuptoni se në një situatë të tillë, nuk ishte dëshira ime. Vitin e kaluar e takova gjithashtu dhe atëherë nuk pati kritika. Por duhet ta kuptojnë një gjë, më vjen keq, që nuk kishte mjete komunikimi apo gazetarë aty. Isha thjesht një i burgosur”, tha mes të tjerash Rugova. Ndërsa kur u pyet nëse ishte kërcënuar me jetë, Rugova u përgjigj se ‘ishte normale’ teksa shtoi se nuk kishte frikë. “Kjo është normale, kështu ndodh më shumë njerëz. Por unë nuk kam frikë nga kjo. Kjo është një gjë që ka kaluar”, deklaroi asokohe Rugova. Teksa gazetarja i kërkon më shumë sqarime, lidhur me vizitën e tij në Beograd, Rugova i kërkon asaj që të jetë më njerëzore. “Jo, jo pse të sqarohem. Jo jo, nuk e thotë këtë populli i Kosovës. Janë disa grupe politike kosovare, kjo është propogandë sikur në Beograd. Unë isha i burgosur, dhe ai mund të më vriste. Duhet të jeni pak më njerëzore. Bëhej fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Prandaj nuk dua të shtoj asgjë më shumë, sepse ishte një çështje e ekzistencës së Kosovës dhe e këtij populli. Dhe gjithë miqtë e mi më kuptojnë shumë mirë, ata më njohin”, u përgjigj Rugova. pic.twitter.com/kSR2xNNUUG — Nora (@noraleonora94) July 17, 2026 R.Xh/ReportTv.al lufta ne Kosovë kosove serbi sllobodan milloshevic ibrahim rugova Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 6372 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?